Liverpool tregoi shenja pozitive në ndeshjen e fundit në Premier League, me skuadrën e Klopp që triumfoi 2-0 në derbi përballë Everton.
Ishte një rezultat pozitiv dhe shumë i dëshiruar, pasi momenti i vështirë kërkonte një reagim dhe erdhi në një ndeshje që te Liverpool ndihet shumë.
Kjo ishte fitorja e parë për vitin 2023 për Liverpool në kampionat dhe Jurgen Klopp u shfaq shumë i lumtur, duke theksuar se ishte një lehtësim masiv.
“Kishim shumë nevojë për këtë rezultat dhe këtë ndeshje.
Ishim në mbrëmjen tonë të mirë dhe në fund ishte një lehtësim masiv, për mua, për të gjithë.
Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm dhe kjo ishte e rëndësishme për ne. Kjo për faktin se ky sukses jo vetëm na sjell pikë në klasifikim, por na ndihmon edhe në moral. Jam i lumtur edhe për Gakpo.”- tha trajneri gjerman.