Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, i cili tashmë ka mbërritur: Daniele De Rossi është shkarkuar nga Spal.
Drejtuesit e klubit Italian të Serie B e morën vendimin pas rezultateve të fundit, pas tri humbjeve radhazi, e fundit prej të cilave ndaj Venezia.
SPAL është aktualisht në vendin e tretë nga vendi i fundit, me 24 pikë.
Ish-lojtari i Romës me shumë gjasa do të zëvendësohet nga Massimo Oddo, i thirrur për të nxjerrë SPAL nga kjo situatë krize.
Klubi e komunikoi shkarkimin e ish-kapitenit të Romës si trajner me një shënim zyrtar në faqen e tij të internetit, duke falënderuar De Rossin dhe stafin e tij për punën e bërë:
“SPAL njofton se Daniele De Rossi është liruar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. N
ga rolet përkatëse, së bashku me trajnerin De Rossi janë liruar edhe ndihmëstrajneri Carlo Cornacchia, bashkëpunëtorët teknikë Emanuele Mancini, Guillermo Giacomazzi dhe Marcos Alvarez, si dhe analisti i ndeshjeve Simone Contran.
Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin dhe anëtarët e stafit të tij për punën e bërë në muajt e fundit, duke iu uruar atyre fat të mirë profesional për të ardhmen e karrierës”.