Situata e Etrit Berishës te Torino vazhdon të jetë tepër e komplikuar.
Klubi italian ka përjashtuar nga ndeshjet portierin dhe emri i tij nuk do të figurojë gjatë përballjeve të mbetura këtë sezon.
Madje Etriti nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit, por stërvitja e tij do të realizohet veçmas.
Ky është kursi që ka ndjekur Torino në lidhje me gardianin e Kombëtares shqiptare, i cili është në situatën më të vështirë të karrierës së tij.
Do të luhej miqësorja Shqipëri-Itali dhe në konferencën për shtyp, i pyetur nga gazetarët për situatën në Torino,
Berisha shprehu pakënaqësinë e mosaktivizimit dhe rishikimit të pozicionit në muajin janar, pasi deri në ato momente, trajneri Juriç nuk e kishte futur as në Kupën e Italisë, një portier i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte titullar duke fituar vendin me serbin Saviç, shkruan Panoramasport.al.
ASNJË TRANSFERIM NË JANAR- Ishin këto fjalë që turbulluan ujërat dhe në merkaton e janarit, Torino kërkonte që ta shiste Etritin në një ekip tjetër. Rroga e tij sezonale për 800 mijë euro do të ishte një kursim, por nuk pati asnjë transferim dhe nuk u gjet asnjë zgjidhje.
Për më tepër, Torino afroi një tjetër portier si Gemelo, të planifikuar si zëvendësuesin e Saviçit.
Kështu që Berisha mbeti në klub, ku po jeton me Torinon në një shtëpi, por veçse të ndarë.
Një situatë që nuk e ndihmon aspak ecurinë e tij.
Një sezon i tërë jashtë dhe në moshën 33 vjeç, nuk është kushti ideal për në tregun e transferimeve.
Për të renduar më tej rrethanat, mungesa në skuadër prej disa ndeshjesh tashmë. Dhe kur mendon se vjet ishte një film krejtësisht ndryshe.
Pjesa e dytë e sezonit e pa Berishën si protagonist, ku Vanja u refuzua përkohësisht nga Ivan Juriç dhe Etriti doli në skenë duke nxjerrë në pah të gjithë eksperiencën e tij.