Rei Manaj përfundoi në mënyrë konsensuale kontratën e tij me Uatfordin.
Sulmuesi shqiptar është lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadreje të re për të vazhduar karrierën e tij.
Në Spanjë raportojnë se Albasete ka nisur kontaktet me 25-vjeçarin.
Një ekip të cilin Manaj e njeh mjaft mirë, pasi ka mbajtur më parë veshur fanellën e tij.
Me Albaseten sulmuesi i Kombëtares kuqezi mban kujtime pozitive, pasi prej aty bëri edhe hapin e madh duke u bërë pjesë e Barcelonës.
Skuadra spanjolle aktualisht luan në La Liga 2, ku mban vendin e 6 me 45 pikë të grumbulluara.
Albasete është në zonën “play off” për t’u ngjitur në La Liga, ndërsa kreu i renditjes është vetëm 7 pikë larg.