Pavarësisht se duhet të luhet një pjesë e dytë e sezonit, ka klube që tashmë janë në lëvizje për të planifikuar sezonin e ardhshëm.
Mes tyre gjejmë Real Madrid-in, i cili ka çdo synim për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Carlo Ancelotti-t.
Përveç nënshkrimeve të reja të mundshme, madrilenët duan të zgjidhin edhe çështjen në lidhje me Brahim Diaz, aktualisht në huazim te Milan-i.
Real Madrid, nëse kuqezinjtë zgjedhin ta blejnë përfundimisht, mund të vendosin të bëjnë një kundërofertë për ta rikthyer atë në Spanjë.
Megjithatë, qëndrimi i tij në kryeqytetin spanjoll mund të mos zgjasë shumë, duke pasur parasysh se Los Blancos do të donin ta sakrifikonin për të arritur te një lojtar më i mirë i Serisë A.
Siç u përmend, Reali tashmë është në lëvizje për të planifikuar merkaton e verës për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve nga portali elgoldigital.com, lojtari i zgjedhur nga drejtuesit spanjoll për të përforcuar sulmin është Khvicha Kvaratskhelia, sulmuesi gjeorgjian i datëlindjes 2001 i Napoli-t. Los Blancos, në përpjekje për të ulur kërkesat e De Laurentiis, mund të vendosin të përfshijnë Brahim Diaz, një lojtar i vlerësuar nga Luciano Spalletti, në negociata.
Gjeorgjiani është protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 11 gola dhe 14 asiste në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Pikërisht për këtë është e vështirë të mendohet se presidenti i Axurrëve do të pranojë përfshirjen e një lojtari tjetër në operacion, por Reali duket i gatshëm të provojë seriozisht.
Pavarësisht se do të luhet një pjesë e dytë e sezonit, merkato e së ardhmes është gati të fillojë, me Kvaratskhelia që po përgatitet ta përjetojë atë si një protagonist absolut.