Ky shtet i kthen mbrapsht serbët, ky ishte skenari i zi

Futboll

Ky shtet i kthen mbrapsht serbët, ky ishte skenari i zi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:36
Stadiumi i Sherifit

Tupri serb nuk ka kufij, kësaj radhe tentuan të bëjnë grushtet përmes huliganëve të futbollit.

Ndeshja mes Sherifit të Tiraspolit dhe Partizanit të Beogradit do të luhet me dyer të mbyllura.

Vendimi është marrë së fundmi nga Federata Moldave e Futbollit nisur nga ngjarja që ndodhi me huliganët serb.

Ndeshja u zhvendos nga Tiraspoli në Kishinau për arsye sigurie, ndërsa huliganët serbe nuk u lejua të hynte në shtetin Moldav.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, ngriti pretendime se serbët po organizonin një grusht shteti me mbështetje të Rusisë.

Për këtë arsye tifozët apo huliganët e Partizanit të Beogradit u kthyen mbrapsht për në vendin e tyre, pa pasur mundësinë të mbështesnin skuadrën për këtë përballje të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Më pas, Federata e Futbollit e Moldavisë mori vendimin që përballja të luhet me stadium të boshatisur, duke mos lejuar as tifozët e Sherifit të Tiraspolit të jenë të pranishëm në tribuna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat