Pas largimit të Gennaro Gattusos, Valencia nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës. Tekniku italian do të zëvendësohet nga Ruben Baraja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Valencias me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhet se Baraja do të marrë drejtimin e klubit i cili është duke luftuar për të qëndruar në elitën e futbollit spanjoll pas një pjese të parë aspak të mirë të sezonit.
Momentalisht Valencia ndodhet në vendin e 18-të në zonën e ftohtë të La Ligas me vetëm 20 pikë pas 21 ndeshjesh të zhvilluara.
Në shtatë ndeshje në kampionat për vitin 2023 Valencia ende nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore.