Haaland rrezikon të mungojë në super sfidën ndaj Arsenalit

Futboll

Haaland rrezikon të mungojë në super sfidën ndaj Arsenalit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:01
Haaland

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haland, rrezikon të mungojë në përballjen me Arsenalin.

Lajmi është dhënë nga trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guradiola, i cili u shpreh se norvegjezi pas goditjes së marrë në ndeshjen e fundit nuk është ndjerë mirë dhe vetëm kontrollet në vazhdim do të përcaktojnë nëse do të jetë i gatshëm.

Në duelin ndaj Aston Villa, Erling Haaland u përplas me portierin Emiliano Martinez, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Për Manchester City, përballja me Arsenalin është e rëndësishme pasi, në rast të një suksesi, skuadra e Pep Guardiolës merr kreun e Premier League, edhe pse “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat