Dëmtimet e fundit të Lionel Mesit dhe Kilië Mbapesë krijuan rrëmujë të madhe në media të ndryshme, ndonëse trajneri Nagelsman i qëndroi stoik bindjes se ky ishte blof nga kampi i parisienëve.
Dhe në fakt rezultoi e vërtetë hipoteza, pasi dyshja në fjalë u panë të stërviteshin normalisht ditën e djeshme dhe më shumë mundësi do të jenë startues.
Verrati gjithashtu është i gatshëm për të dhënë kontributin në mesfushë për të tijtë.
Ndërsa nga skuadra gjermane nuk ka ndonjë surprizë në rreshtim dhe personazhet e përfshira.
Upamekano-De Ligt do të ndërtojnë murin difensiv, të ndihmuar nga “raketat” Kanselo dhe Dejvis, kurse Çupo-Moting do të jetë i mbështetur nga Musiala, Myler dhe Koman.