Alba: Ndihem më i fortë se 10 vjet më parë

Futboll

Alba: Ndihem më i fortë se 10 vjet më parë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:41
Jordi Alba

Jordi Alba ka folur për karrierën e tij sportive në programin “Universo Valdano”.

Anësori i Barçës, i ngacmuar për formën që po kalon këtë sezon tha se ndihej më i fortë se 10 vjet më parë.

“Më pëlqen të ndihmoj të rinjtë.

Është përgjegjësi e madhe.

Gjithmonë u them që të kenë këmbët në tokë, përpiqem t’i drejtoj siç më kanë udhëhequr të tjerët dhe të shijoj një klub si ky.

Sot ndihem lojtar më i mirë se 10 vite më parë”.

Roli i kapitenit: “Jam lojtar i shtëpisë dhe kam qenë këtu për një kohë të gjatë, është e pabesueshme të përfaqësosh këtë klub, si kapiten”.

Momenti aktual: “Këtë sezon ndihem mirë.

Mund të them se e kam mendjen e qartë dhe se jam i fokusuar te ekipi. E di se çfarë i kam dhënë klubit dhe çfarë mund të jap.

Kur skuadra është në formë fizike dhe mendore, gjithçka është më e lehtë.”

I rritur te Barça: “Në karrierën time kam pasur kohë shumë të vështira, por fatkeqësitë gjatë rrugës më kanë bërë të piqem shumë.

Nuk është e lehtë të jesh në një klub si Barcelona dhe të kalosh njëmbëdhjetë sezone në një nivel të lartë.”

Sfida me Man. United: “Ne e dimë se ndeshja kundër Manchester United do të jetë si një ndeshje e Champions League: e bukur dhe e ndërlikuar.

Barça ka një të ardhme të shkëlqyer me shumë lojtarë të rinj të mirë me cilësi dhe personalitet të fortë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat