Qeveria Kroate ka marrë vendimin e madh, shpall ditë zie ditën e nesërme, duke nderuar trajnerin e famshëm, të ndjerin Mirosllav Çiro Bllazheviq.
Bllazheviq ka ndërruar jetë me 8 shkurt, dy ditë pa i mbushur 88 vite.
Ish selektori i kombëtares së Kroacisë, me të cilën kombëtare fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.
Bllazheviq udhëhoqi Prishtinën në vitin 1985, gjeneratën e kapitenit Fadil Vokrri.
“Qeveria e Republikës së Kroacisë shpalli 15 shkurtin si Ditën e ngushëllimit kombëtar për shkak të vdekjes së Çiro Bllazheviqit.
Dita e zisë kombëtare do të shënohet me ngritjen e flamurit të Republikës së Kroacisë në gjysmështizë
Në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar Vendimin për shpalljen e 15 shkurtit ditë zie të vitit 2023, me rastin e vdekjes së Mirosllav Çiro Bllazheviqit”, -thuhet në faqen e Qeverisë kroate.
Ceremonia përkujtimore për Çiron do të mbahet nesër në sallën e koncerteve Vatroslav Lisinski në orën 10:00, ndërsa arkivoli i tij do të ekspozohet në Mirogoj nga ora 12:00.
Duke pasur parasysh interesimin e madh të publikut, pritet që ZET të rrisë linjat e autobusëve për transportin e udhëtarëve.