Salernitana nuk pret më dhe shkarkon Davide Nicolën.
Mediat pranë klubit të Serisë A raportojnë se drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin këtë herë pa kthim.
Në pritje të zyrtarizimit të shkarkimit të Nicolës, është gjetur edhe pasuesi i tij, që përjashto ndonjë surprizë të momenteve të fundit, do të jetë portugezi Paulo Sousa.
Ky i fundit është në negociata të avancuara me drejtuesit e klubit të Salernitanës dhe pritet “tymi i bardhë” për të marrë zyrtarisht drejtimin.
Nicola u shkarkua edhe 3 javë më parë, por pas një diskutimi të drejtuesve me futbollistët, u vendos të rikthehej sërish në punë.
Megjithatë rezultatet mbetën sërish të njëjtat dhe humbja e fundit ndaj Veronës pasditen e djeshme, bindi drejtuesit e Salernitanës që të bëjnë ndryshimin në pankinë.
Paulo Sousa rikthehet për herë të dytë në Itali, pasi më herët ka drejtuar Fiorentinën në periudhën 2015-2017. Ndërkohë si futbollist, 53-vjeçari portugez ka luajtur me Juventusin dhe Interin.