Fabio Capello në një intervistë për “Radio Anch’Io Sport”, të transmetuar në frekuencat e “Rai Radio 1” ka komentuar situatën e Milanit në prag të sfidës me Totenhemin. Ish-trajneri i “Djallit” nuk ka hezituar gjithashtu të shigjetojë Rafael Leaon, situata e rinovimit të së cilit vijon të jetë një temë në rend të ditës në ambientet kuqezi.
Lidhur me portugezin e lindur në Almada, Kapelo u shpreh: “I duhet folur.
Në këtë momente nuk e ka mendjen e më kujton rastin e Zaniolos. Lënia jashtë formacionit është e kotë dhe nuk e ndihmon.
Në të vërtetë, kjo e bën më të trishtuar. Leao ka nevojë të ndihet i rëndësishëm dhe të ndihmohet edhe nga shokët e skuadrës.
Ka probleme të rëndësishme ekonomike, sepse ka atë detyrimin prej 17-18 milionë euro, që duhet të paguajë dhe askush nuk dëshiron ta paguajë.
Megjithatë, ai dhe Teo Hernández janë lojtarë që bëjnë diferencën, e krahasuar me të tjerët kanë diçka më shumë”.