Granada fiton sa herë që shënon Uzuni

Futboll

Granada fiton sa herë që shënon Uzuni

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 20:24
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni po shijon rezultatet e punës së tij.

Sulmuesi nga Berati ka marrë vëmendje të gjerë në Spanjë, ku udhëheq listën e golashënuesëve të La Liga 2 me 17 të shënuar deri në këtë fazë të kamponatit.

Një shifër që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave të shënuar nga ekipi i Granadës këtë sezon. 

Prestigjozja spanjolle “Marca“, i ka kushtuar një artikull Uzunit, ku liston statistikat e veçanta të tij.

Një tjetër statistikë interesante rreth futbollistit 27-vjeçar është fakti se Granada fiton sa herë që tund rrjetën lojtari i Kombëtares kuqezi. Myrto Uzuni ka shënuar në 10 takime të ndryshme këtë sezon, të gjitha të fituara në fund nga skuadra e tij.

Gjithashtu sulmuesi i bardhekuqve arrin të festojë gol një herë në 105 minuta.

Një ritëm i ngjashëm me të Levandovskit, i cili tund rrjetën një herë në 102 munuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat