Milan do të kërkojë suksesin sot në shtëpi në Champions League, ndaj një kundërshtari si Tottenham.
Trajneri i kuqezinjve, Pioli nuk do ketë në dispozicion mesfushorin Ismael Bennacer.
“Më vjen keq që nuk jam i gatshëm për të ndihmuar ekipin sonte, por do të jem tifozi i parë kuqezi!
Duhet te luajmë me pasion, vendosmëri dhe zemër. Le të tregojmë se çfarë jemi të aftë te bëjmë.
Forca djema, forca Milan!”, tha Bennacer, duke kërkuar kështu një mesazh zemre për ekipin.