Rekord që në sekondën e parë

Futboll

Rekord që në sekondën e parë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:20
Uarren Zaire-Emeri

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bajern Mynih ka nisur me një rekord të veçantë që në momentin kur është shkelmuar topi i parë.

Futbollisti i parisienëve, Uarren Zaire-Emeri, u bë në moshën 16 vjeç e 343 ditë, lojtari më i ri që ka nisur nga minuta e parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

Një sinjal i qartë se djaloshi ka një të ardhme të shkëlqyer, që e ka treguar herë pas here me paraqitjet e tij.

Në fakt, ai rezulton se ka lindur pasi dy shokët e tij të skuadrës, Lionel Mesi dhe Serxhio Ramos, kishin debutuar në këtë turne.

Në fakt, Ramos ka luajtur në të njëjtën fazë të turneut me fanellën e Real Madrid ndaj Arsenalit pikërisht në ditën kur Zaire-Emeri ka lindur, më 8 mars 2006.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat