Manchester United me dorë të hekurt

Futboll

Manchester United me dorë të hekurt

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:22
Mason Greenwood

Drejtësia britanike hodhi poshtë akuzat për përdhunim të ngritura ndaj Mason Greenwood, me sulmuesin e Manchester United që u arrestua në janarin e vitit 2022.

Tashmë, çështja është më e qartë dhe sulmuesi duket se ka hedhur pas krahëve një nga momentet më të vështira ku rrezikonte edhe karrierën.

Gjithsesi, rruga drejt ringritjes nuk do të jetë e lehtë pasi klubi i Manchester United do të vijojë me pjesën e hetimeve ndërsa lojtari nuk do të ketë mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës të paktën deri në fundin e sezonit aktual.

Në këtë formë Greenwood mbetet i pezulluar ndërsa nga ana tjetër, klubi do të punësojë edhe psikologë e specialist për të kuptuar gjendjen psikologjike dhe fizike të 21-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat