Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet katastrofal, që mori më shumë se 35 mijë jetë njerëzish dhe në shenjë zie për këtë tragjedi kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi ka vendosur të ndërrojë fanellën.
Pronarët e Shkupit, të cilët janë investitorë nga Turqia, në shenjë nderimi për familjet, vendosën deri në fund të sezonit që lojtarët e tyre të luajnë me fanella për nder të viktimave.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut vazhdon këtë fundjavë.
Shkupi do të ndeshet me Shkëndijen në stadiumin në Kërçovë.