Champions League vazhdon sot me dy sfida shumë interesante

Futboll

Champions League vazhdon sot me dy sfida shumë interesante

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:02
Champions League

Të martën mbrëma (dje) u rikthye Champions League me fazën e eliminimit direkt apo siç njihet edhe me të tetën e finales.

Bayern Munichu ia doli ta dominonte Paris Saint-Germainin në Parc des Princes, duke marrë një fitore 1-0 në udhëtim, e që në ndeshjen e dytë do ta ketë më lehtë.

Fitore të madhe mori edhe Milani, që në San Siro mposhti Tottenham Hotspurin me golin e Brahim Diaz, duke shkuar në Londër me epërsinë 1-0.

Sonte, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Chelseat, që zhvillohet në Signal Iduna Park, me Blutë që janë skuadra më e përforcuar nga afati i janarit dhe kanë kontigjent të madh lojtarësh.

Përballje tjetër është ajo në mes të Club Brugge dhe Benficas, që luhet në Jan Breydel Stadion.

Që të dy këto takime nisin nga ora 21:00..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat