Reali mendon për të ardhmen

Futboll

Reali mendon për të ardhmen

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:06
Reali mendon për të ardhmen

Ançeloti vazhdon t’i besojë Karim Benzemasë, por në Madrid po kërkojnë një numër 9 për sezonin e ardhshëm dhe përtej tij.

Siç bën me dije rrjeti mediatik “ESPN”, juventini Dushan Vlahoviç dhe braziliani i Totenhemit, Riçarlison, janë në orbitën e drejtuesve të Realit të Madridit.

Pa dyshim, emri më i lakmuar nga drejtuesit e Madridit është ai i sulmuesit të Juventusit, me serbin që prej kohësh ndiqet në distancë nga kampionët e Europës në fuqi.

Çështja është se Reali duhet të bëjë mirë llogaritë, sepse të dy lojtarët kushtojnë mbi 70 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat