Mbappe mendon për Munih

Futboll

Mbappe mendon për Munih

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:52
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe konsideron se PSG mund ta përmbysë avantazhin e krijuar nga Bayern Munchen në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të finales. 

Bavrezët ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 1-0. 

"Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi në ndeshjen e parë.

Por ne e dimë që ka një mundësi. Gjithmonë ka një mundësi të mirë për t'u kualifikuar.

Ne do të shkojmë atje për t'u kualifikuar.

Kështu që ne do të shkojmë atje me shumë energji dhe vendosmëri.

Duhet të shkojmë atje dhe të fitojmë", ka thënë sulmuesi francez.

Ai ka folur edhe për situatën e tij me lëndimin. 

“Nuk duhej të luaja, por doja të luaja dhe të ndihmoja bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat