Përfitoi 9 milionë euro

Futboll

Përfitoi 9 milionë euro

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Përfitoi 9 milionë euro

Milani e ka thyer një rekord absolut mbrëmë në futbollin italian.

“Rossoneri” e mposhtën Tottenhamin me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse stadiumi San Siro mbrëmë nuk ishte i stërmbushur, Kuqezinjtë e thyen rekordin.

Në stadium ishin të pranishëm 74 mijë spektatorë, ndërsa nga biletat e shitura, Milani i inkasoi 9,133,842 euro, shuma më e lartë ndonjëherë në futbollin italian.

Brahim Diaz e shënoi golin e fitores së Kuqezinjve, ndërsa trajneri Antonio Conte mbeti i mahnitur me atmosferën e krijuar nga tifozët në tribuna.

Skuadra e Stefano Piolit do të mundohet ta ruajë këtë kapital në ndeshjen e kthimit në Londër për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të Championsit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat