Arrigo Sacchi, ish-trajneri i lavdishëm i kuqezinjve, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, komentoi fitoren e Milanit në Champions League kundër Tottenham:
“Vlen shumë, shumë. Goli i Brahim Diazit në start iu dha të gjithëve kurajo. Milanit i duhej një mbrëmje si kjo.
Unë kam parë angazhim maksimal nga të gjithë, kam parë bashkëpunim, kam parë agresion, madje kam parë egërsi.
Për shembull, në rastin e golit të Brahim Diaz: ai donte ta dërgonte topin brenda rrjetës dhe në fund ia doli.
Tani duhet të shkojnë në Londër pa frikë dhe të mos harrojnë kurrë se duhet ta vënë po njësoj në vështirësi Tottenhamin”.
“Ndeshja perfekte për një ekip që ka qenë në vështirësi dhe nën presion për një kohë të gjatë”.
Në faqet e “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni e përmblodhi në këtë mënyrë paraqitjen e Milanit ndaj Tottenhamit.
“Pioli, – shkruan gazetari, – iu kishte kërkuar lojtarëve të tij të ishin agresivë dhe të përulur si kurrë më parë.
Ka momente në të cilat bukuria bëhet një element i papërfillshëm, pasi konkretiteti dhe cinizmi mbizotëron mbi gjithçka.
Ja, për Milanin ky ishte çelësi i fitores ndaj Tottenham. Dhe pastaj, natyrisht që duhet lavdëruar Diaz për golin”.