Shtohet indinjimi i tifozëve të Interit

Futboll

Shtohet indinjimi i tifozëve të Interit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Simone Inzagi

Barazimi pa gola i Interit ndaj Sampdorias, ndaj një skuadre që duket se po pret vetëm goditjen e fundit për të zbritur një kategori më poshtë, u ka lënë një shije të hidhur ultrasve zikaltër.

Por ndërsa futbollistët u panë që të bënin një sërë gabimesh amatore, tifozët kanë vënë në shënjestër trajnerin Simone Inzagi, lidhur me faktin se sipas tyre në asnjë moment të sfidës nuk bëri asgjë për të ndryshuar lojën në fazën ofensive, madje u kursye që të hidhte një sulmues të tretë.

Dhe pikërisht kjo ideologji provinciale, “më mirë të mos humbim sesa të fitojmë një ndeshje që dukej e lehtë në letër”, është akuza kryesore e fansave të Interit.

“Barazimi i papritur që morëm në Xhenoa përballë skuadrës së parafundit në renditje ka dëshmuar edhe një herë tjetër se ndoshta trajneri Inzagi nuk është në gjendje të motivojë ekipin për ndeshjet përballë skuadrave ‘të vogla’.

Në pjesën e dytë Interi pati një qëndrim prej skuadre provinciale, pasi në vend të rrezikonte, qoftë edhe me tre sulmues për fitoren, tekniku qëndroi i palëkundur në modulin e tij.

Edhe nëse iniciativa ishte e rrezikshme, duhej marrë, sepse në fund barazimi nuk i shërbente askujt. Ne jemi Interi, është kundërshtari ai që duhet të frikësohet prej nesh dhe jo anasjelltas.

Duhet të jemi ne ata që sulmojmë dhe tregojmë superioritet ndaj kundërshtarëve, ndërkohë që në vend të kësaj dukemi si një skuadër mesatare, e cila është e kënaqur me një barazim në transfertë.

Ndaj Sampdorias humbëm tri pikë shumë të rëndësishme, sepse pas nesh janë tri skuadra që mund të na arrijnë menjëherë në hapin e radhës fals që do të bëjmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat