Turqia po qan për viktimat e tërmetit shkatërrimtar që e goditi këtë vend para 10 ditësh.
Një pjesë e shtetit u shkund dhe u shkatërrua të hënën e kaluar derisa dhjetëra mijëra jetë njerëzish humbën dhe dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan.
E mijëra njerëz thuhet se po qëndrojnë ende nën rrënoja, me shpresën që një pjesë e tyre të nxirren të gjallë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.
Kjo ka bërë që shumë aktivitete të ndalen apo të shtyhen.
Edhe futbolli në këtë vend është shtyrë dhe do të vazhdojë më 3 mars.
Liga elitare turke do t’i ketë dy ekipe më pak, duke e pasur parasysh që Hatayspor dhe Gaziantep, klube nga qytetet që u gjendën në zonën më të goditur nga tërmeti, kanë vendosur të tërhiqen nga garat.
Një vendim ky që do të sjellë ndryshime edhe në “mercato”, sepse lojtarët e deritashëm të tyre mund të vendosin që ta mbyllin sezonin në një klub tjetër.