Xavi: Mos prisni shumë gola

Futboll

Xavi: Mos prisni shumë gola

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Xavi

Barcelona do të ketë një përballje zjarri që në raundin e parë me eliminim direkt në Europa League.

Katalanasit do të sfidojnë një prej ekipeve më të forta në garë, Manchester United.

Në konferencën për shtyp përpara takimit të parë të raundit të 1/16-ve, trajneri Xavi Hernandes, synoi të largonte presionin nga djemtë e tij.

Ai theksoi se për të dhe ekipin e tij çdo ndeshje është e rëndësishme.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por në Europë ka akoma më shumë rëndësi.

Ne vijmë pas një periudhe ku nuk kemi patur suksese dhe objektivi ynë është që të bëjmë paraqitje sa më të mira.

Manchester United është një kundërshtar që do na imponojë një ndeshje intensive.

Do të jetë një ndeshje e ngarkuar në aspektin fizik.

Presion? Për ne nuk ka aspak presion më tepër se në ndeshjet e tjera, pasi ne jemi Barça.

Çdo ndeshje është një sfidë më vete, pavarësisht kush është kundërshtari.

Po punojmë shumë që të shkojmë sa më lart në çdo kompeticion.

Në çdo ndeshje do kemi angazhim maksimal, si ndaj United edhe ndaj Cadiz që luajmë në fundjavë“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat