“Ne nuk jemi ende Neymar”. Ky është mesazhi ironik, i transmetuar përmes një baneri të shfaqur në “Parce des Princes” nga tifozët e Bayern Munih gjatë ndeshjes së parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, ku bavarezët fituan minimalisht PSG.
Në “radarët” e tifozëve gjermanë, çmimi i biletës për këtë ndeshje është konsideruar shumë i shtrenjtë: “70 euro?
Ne nuk jemi akoma Neymar. 20 euro mjaftojnë. F*ck PSG”, – është teksti që mund të lexohet në baner, i cili së shpejti u bë “viral” në rrjetet sociale, ku ka nga ata që kanë vënë re një precedent.
Në fakt, më 27 shtator 2017, sërish në Paris dhe me rastin e një ndeshjeje të Champions League kundër PSG-së (që atë kohë vendësit e fituan 3-0 me golat e Dani Alves, Cavani dhe Neymar), tifozët e Bayernit shfaqën një pankartë pothuajse identike: “75 euro për biletë? Ne nuk jemi Neymar.
Çmimet duhet të jenë të arsyeshme”.
Pesë vite e gjysmë më vonë, pra, një ulje prej 5 eurosh e biletës, që duket se nuk i kënaq tifozët bavarezë.