Sarri lavdëron lojtarin e Kosovës

Futboll

Sarri lavdëron lojtarin e Kosovës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:37
Sarri lavdëron Krasniqin

Lazio do të përballet me ekipin rumun, Cluj në fazën e parë të nokautit në Ligën e Konferencës.

Për Cluj luan futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi, që po tregon paraqitje mjaft të mira.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli për takimin dhe veçoi Krasniqin

“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë.

Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta.

Cluj ka dy-tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.

Ndeshja mes Lazios dhe Cluj zhvillohet nesër nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat