Në rrugët e Stokholmit janë parë përleshje të ashpra mes dy grupeve huliganësh.
Përplasja brutale është drejtuar nga tifozët e Djurgarden dhe Norrkoping dhe duket qartë se përleshja ishte e organizuar.
Në konflikt kanë marrë pjesë rreth 60 huliganë, 30 nga njëra anë dhe 30 nga ana tjetër.
Ata u vërsulën me njëri - tjetrin dhe më pas shpërtheu një përleshje e përgjithshme, në të cilën nuk dihej se kush kë po godiste.
Policia nuk ka ndërhyrë dhe rrugët e Stokholmit kanë bërë jehonë vetëm nga britmat e djemve, të cilët nga goditjet e ashpra ranë në tokë.
11.02.2023🇸🇪Street fight, Djurgården (DFG, DY, NSS) vs Norrköping, 20 sec., ~30x30, Djurgården win https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/qY7BQo0qXg
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) February 11, 2023