Tifozët po e presin me padurim supersfidën Arsenal-Manchester City, që do të transmetohet në SuperSport 2 (20:30).
Skuadra e Mikel Artetës kryeson me tri pikë mbi kampionët në fuqi, por ka luajtur një ndeshje më pak.
“Skuadra është ende e zemëruar për atë që ndodhi në ndeshjen e fundit”, u shpreh Arteta, duke iu referuar barazimit ndaj Brentfordit.
“Por, ne synojmë që ta transformojmë në energji pozitive. Manchester City meriton gjithçka ka fituar, duke parë çfarë kanë bërë në gjashtë vitet e fundit.
“I guximshëm dhe modern”, Brazili zyrtarizon trajnerin e ri
Flas për mënyrën e lojës dhe si i përballojnë problemet me të cilat hasen. Sfida jonë është të arrijmë në të njëjtin nivel.
Duhet t’i shfrytëzojmë këto lloj ndeshjesh dhe këtë energji për të thënë: ‘Ky është niveli ku duam të jemi’”.