Ibrahimoviç luajti kundër të rinjve të Milanit, i përfshirë ishte edhe i biri i tij

Futboll

Ibrahimoviç luajti kundër të rinjve të Milanit, i përfshirë ishte edhe i biri i tij

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 19:18
Ibrahimovic

Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave të blerta, Zlatan Ibrahimoviç i është rikthyer stërvitjeve te Milani.

Ibrahimovic vuante nga një lëndim në gjurin e tij, dhe rikuperimi i morri kohë të gjatë, respektivisht një gjysmë-sezon.

Ibrahimovic ishte i përfshirë sot në ndeshjen stërvitore të skuadrës kundër të rinjve të Milanit.

Milani zhvilloi një ndeshje stërvitore kundër lojtarëve të grupmoshës U18, ku krahas Ibrahimovic u përfshi edhe i biri i tij, Maximilian.

Suedezi, i cili mbush këtë vit plot 42 vjet, luajti kundër të birit të ti që ka 17 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat