Shkëlqeu me Ilir Dajën te Ballkani dhe bëri hapin e madh

Futboll

Shkëlqeu me Ilir Dajën te Ballkani dhe bëri hapin e madh

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 19:55
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi ishte një prej elementeve që ka shkëlqyer me Ilir Dajën te Ballkani.

Sulmuesi 24-vjeç do të bënte hapin e madh për të kaluar te Cluj në Rumani.

Menjëherë debutoi me gol ndaj Constanta në kampionat dhe siguroi vendin e titullarit.

Por ndeshja e nesërme do të jetë prestigji për Krasniqin.

Nga krahu tjetër do të ketë përballë tij Elseid Hysajn.

Kjo pasi Cluj do të ndeshet në transfertë me Lacion me ndeshjen që fillon në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat