Tifozi i Bayernit u ul afër Ultrasve të PSG-së, nuk përfundoi mirë për të

Futboll

Tifozi i Bayernit u ul afër Ultrasve të PSG-së, nuk përfundoi mirë për të

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 21:40
Tifozi i Bayernit

Bayern Munich mposhti Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve mbrëmë.

PSG ishte nikoqir i gjigantit gjerman në “Parc des Princes”, dhe tani i duhet shumë punë në ndeshjen e kthimit që e luan si mysafirë në “Allianz Arena”.

Lionel Messi u rikthye në formacionin e PSG-së dhe nisi përkrah Neymar në sulm. Kylian Mbappe ishte mjaftueshëm i aftë për një vend në stol.

Dy skuadrat ishin të barabarta në pjesën më të madhe të ndeshjes, por ishte Bayerni ai që doli fitues në Paris.

Kingsley Coman, një ish-lojtar i PSG-së, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 53-të.

Ndërkaq, përkrahja për kampionin francez nga tifozët nuk mungoi, pasi që Ultrasit e PSG-së janë ndër tifozët më të egër në futbollin evropian.

Por kjo nuk e ndaloi një tifoz të Bayernit të përpiqej të ulet përkrah ultrasve francez në fundin e ndeshjes.

Megjithatë, nuk përfundoi mirë për tifozin e Bayernit.

Tifozi ka postuar një video në rrjetet sociale nga eksperienca e tij duke u ulur me ultrasit e PSG-së.

Video fillon me tifozin e Bayernit që hap zinxhirin e xhaketës për të zbuluar fanellën e skuadrës së tij të preferuar.

Por ai u zbulua nga ultrasit e PSG-së, të cilët e kuptuan se ai ishte një mbështetës i jashtëm.

Tifozi pretendon se mbi 40 ultras të PSG-së iu hodhën atij. Ata morën dhe hoqën fanellën e Bayernit që kishte veshur.

Sigurimi është dashur të përfshihet dhe tifozi i ka falënderuar që i kanë shpëtuar jetën.

Tifozi ka treguar dëmtimet që ka pësuar dhe ka pranuar se ka bërë një gabim të trashë nga i cili ka mësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat