UEFA i jep dritën e gjelbër propozimit të Katarit

Futboll

UEFA i jep dritën e gjelbër propozimit të Katarit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:04
UEFA i jep dritën e gjelbër propozimit të Katarit

UEFA do të lejojë Katarin të nisë një ofertë të plotë për të blerë Manchester United, pavarësisht faktit se ata zotërojnë Paris Saint-Germain, raporton Daily Mail.

Pjesa më e madhe e aksioneve në PSG mbahet nga QSI, Katar Sports Investment për 12 vitet e fundit

Megjithatë, UEFA është e gatshme të njohë Autoritetin e Investimeve të Katarit 

QIA si një entitet të veçantë që potencialisht mund të zotërojë United, shkruan abcnews.al.

QIA gjithashtu zotëron aksione të PSG-së, por ata nuk janë një partner kontrollues.

Kjo i lejon Autoritetit të Investimeve të Katarit të bëhet pronari i vetëm i Djajve të Kuq.

Emiri i Katarit pritet të paraqesë një ofertë fillestare prej rreth 4.5 miliardë paund për të filluar negociatat me Glazers. Afati për të gjitha ofertat është data 17 shkurt (e premte).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat