Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Arsenalin, në derbin e madh që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 12-të por Arsenali nuk ia doli ndaj Cityt që ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm me lojtarin Erling Haalnd.
Derbi i madh anglez solli drithërima deri në minutën e fundit.
Të dy skuadrat që kërkojnë titullin e kampionit, treguan lojë të hapur dhe të mirë.
Në minutën e 24-të, Tomiyasu gabon rëndë në momentin që kthen topin tek portieri, De Bruyne përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë,
Në minutën e 43-të, Arsenali ka barazuar rezultatin me golin e Sakës nga penalltia.
Manchester City pas disa rasteve, ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 72-të, duke iu falënderuar futbollistit Jack Grealish.
Futbollisti Erling Haaland i dha goditje përfundimtare Arsenalit, duke shënuar për fitoren 1:3.
Futbollisti nga Kosova, Franit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar angazhim të madh në fanellën e “Topçinjve”.
Xhaka u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të.
Manchester City kryeson me 51 pikë por ka një ndeshje më shumë se Arsenali që zë vendin e dytë po me aq pikë.