Enis Mehmeti debutoi mbrëmjen e sotme si titullar me fanellën e Bristol Citytnë Championshipin anglez.
22-vjeçarit shqiptar, iu besua nga minuta e parë në duelin ndaj Wigan, që përfundoi me rezultatin 1:1, teksa e justifikoi më së miri këtë aktivizim.
Në minutën e 36-të, talenti shqiptar, ishte protagonist, duke dhuruar një asist të mrekullueshëm për Atkinson, që goditi saktë me kokë duke zhbllokuar sfidën.
Ndërkohë miqtë gjetën baraspeshën me Fletçer në minutën e 65-të. Për sa i përket Mehmetit ai qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari u aktivizua edhe në duelin e kaluar ndaj Norwich-it, teksa u hodh nga stoli duke qëndruar në fushë 31 minuta.
Duket se mesfushori shqiptar, i transferuar në merkaton e janarit nga Vysombe, ka bindur plotësisht trajnerin e Bristol Cityt, duke fituar me meritë vendin e titullarit.
Një nisje mjaft pozitive e aventurës së re te Bristoli.