Erling Haaland e ka vazhduar serinë e jashtëzakonshme të golave me Manchester Cityn.
Sulmuesi norvegjez shënoi mbrëmë në fitoren 3:1 ndaj Arsenalit për ta konfirmuar superioritetin e tij para portave kundërshtare.
Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit arriti në kuotën e 32 golave sezonale në total, prej tyre 26 në Premierligë, një rekord absolut për këtë edicion.
Por, ajo që e bën më të veçantë përfaqësuesin norvegjez është se ai po shënon më shumë gola se që ka ndeshje me “Citizens”.
Në Premierligë, sulmuesi i rrezikshëm i ka 26 gola në 22 ndeshje.
Në Ligën e Kampionëve, ai i ka realizuar 5 gola në 4 ndeshje.
Kurse, në total i ka 32 gola në 30 paraqitje me kampionin aktual të Anglisë.
Me 26 golat e shënuar në ligën elitare angleze, Haaland e barazoi numrin e golave të shënuar nga Sergio Aguero në krejt sezonin 2014/15.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, “bisha” do të thyejë rekorde të tjera deri në fund të këtij edicioni.