Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Chelseas.
‘Milionerët’ e Gjermanisë mbrëmë mundën londinezët (1-0), në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Terziç tha se kjo fitore është shumë rëndësishme për skuadrën e tij.
Ai e pranon se skuadra e tij kishte edhe fat, derisa Terziç lavdëri portierin e tij.
“Ishte fantastike.
Ne patëm edhe fat dhe një portier të jashtëzakonshëm”, tha ai.
“Chelsea e dominoi në pjesën e fundit të ndeshjes, por është shumë e rëndësishme që fituam në shtëpi”.
“Ne u mbrojtëm mirë.
Kobel ishte në formë të jashtëzakonshme”, ka theksuar Terziç.