Të enjten rikthehet Europa League në fazën më emocionuese të sezonit.
Raundi i 1/16-tave do të sjellë përballje të zjarrta, ku padyshim spikat ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.
Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i United, Erik Ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, theksoi se këtë përballje do të dëshironte ta luante në finalen e Europa League.
“Unë mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale.
Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën.
Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë.
Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë”.
Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.
“Si lojtar, unë e admiroja Xavin.
Në kohën e tij ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, për mënyrën se si ata luanin.
Të njëjtën filozofi Xavi e ka sjell tani te ekipi.
Ju mund ta shihni këtë, pasi ky ekip është Barcelona e tij.
Më pëlqen shumë Barcelona me Xavin, sidomos mënyra sulmuese.
Unë mendoj se ai është në drejtimin e duhur.
Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United do të zhvillohet të enjten në orën (18:45).