E ardhmja e Lukakut larg Interit

Futboll

E ardhmja e Lukakut larg Interit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:17
Romelu Lukaku

Lukaku u kthye tek Interi në formë huazimi nga Chelsea për 8 milionë euro plus bonuse, duke lënë një takim për verën e ardhshme për të rinovuar marrëveshjen.

Dëshira e lukakut është të qëndrojë tek Interi, por me pagën prej 12 milionë euro bruto dhe me këto paraqitje, është e vështirë të merret si e mirëqenë e ardhmja e tij në Milano.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po shikon përreth për të gjetur një sulmues tjetër. Marcus Thuram ishte zgjedhja e parë e Interit para se Lukaku të vishte për herë të parë fanellën e tij me zikaltërit, por operacioni dështoi pasi sulmuesi francez pësoi një dëmtim të rëndë.

Sot, Interi është përsëri në kontakte, por duhet të përballet me Bayern Munich për shërbimet e tij.

Opsioni i dytë është braziliani i Liverpool, Roberto Firmino.

Braziliani ende nuk ka rinovuar me klubin e tij anglez dhe do në fakt të gjitha kushtet e tij përshtaten me Interin.

Kontaktet kanë filluar, por negociatat nuk do të jenë të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat