Vjen oferta marramendëse për të blerë Tottenhamin

Futboll

Vjen oferta marramendëse për të blerë Tottenhamin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:19
Stadiumi i Tottenhamit

Miliarderi iraniano-amerikan Jahm Najafi po përgatit një ofertë me vlerën e 3.5 miliardë eurove për të blerë skuadrën e Tottenham.

Lajmin e konfirmoi “Financial Times”, që konfirmon se së shpejti skuadra londineze e Premier Ligws, pritet të ndryshojë pronësi.

Sipas revistës së njohur financiare, dy persona janë angazhuar për të kryer bisedimet dhe mbyllur marrëveshjen.

Jahm Najafi është president i “MSP Sport Capital” dhe po bisedon me biznesmenë të tjerë për të strukturuar ofertën, e cila pritet të formalizohet brenda 2-3 javësh.

Pronarët akualë të klubit, Xho Lusi dhe Daniel Levi, e vlerësojnë klubin e tyre rreth 2.8 miliardë euro, shumë së cilës i shtohen edhe rreth 750 milionë euro borxhe.

Pronarët e rinj synojnë të marrin 70% të Tottenham, ndërsa disa investitorë të tjerë nga Abu Dabi që do t‘i bashkohen blerjes do të marrin 30% të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat