Pjesa pranverore e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut fillon të dielën.
Luhen të pesë ndeshjet e javës së 19-të, me fillim nga ora 14:00, ndërsa Sileksi është i lirë.
Skuadrat shqiptare synojnë fitore, si Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi.
Në qendër të vëmendjes është superderbi mes Shkupit dhe Shkëndijes, e cila luhet në Kërçovë.
Derbin e madh shqiptar do të drejtojë gjyqtari Aleksandar Stavrev.
Në derbin tjetër në Kavadar, mes Tikveshit dhe liderit Struga TL, do ta gjykojë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.