Sot rikthehen në skenë skuadrat që kanë mbetur në betejën për trofeun në Conference League.
Turneu i tretë cilësor i UEFA-s sjell sot ndeshjet e të tetës së finales.
Trabzonspor i futbollistit shqiptar, Enis Bardhi, pret skuadrën zvicerane Basel në ndeshjen e parë, duke shpresuar të sigurojë një epërsi të mirë para asaj të kthimit.
Ky do të jetë një duel mes kampionit të Turqisë dhe nënkampionit të Zvicrës.
Gjithsesi në fokus sonte do të jetë ndeshja mes Bragës dhe Fiorentinës.
Këto janë dy skuadra që synojnë të fitojnë turneun.
Takimet, sot
18.45 Bodo/Glimt – Lech Poznan
18.45 Braga – Fiorentina
18.45 Qarabag – Gent
18.45 Trabzonspor – Basel
21.00 AEK Larnaka – Dnipro-1
21.00 Lazio – Cluj
21.00 Ludogorets – Anderlecht
21.00 Sherif Tiraspol – Partizan