I është bërë makth Arsenalit duke i mundur thuajse sa herë i dalin përballë.
Por Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë se Mançester Siti i tij vetëm sa e ka rihapur kampionatin dhe nuk e ka fituar atë.
“Në pjesën e parë Arsenali ishte shumë më mirë se ne.
Ne nuk kishim mjaftueshëm intensitet, ndoshta, sepse unë ndryshova diçka dhe nuk ishte e mjaftueshme.
Në pjesën e dytë ne ishim shumë më agresivë dhe më mirë.
Dhe po, ia dolëm dhe arritëm një fitore të rëndësishme”, tha trajneri i “Qytetarëve” për “BBC Sport”.
“Përpara se Manu Akanzhi të hynte në fushë ne po luanim shumë mirë.
Nga minuta e parë e pjesës së dytë ne ushtruam shumë më lartë presing dhe intensitet.
Ata nuk e kishin atë njeriun ekstra ne mesfushë që të mund të krijonin.
Kajl, Manu, Ruben dhe Natan bënë një punë të jashtëzakonshme për të kontrolluar Sakën, Martinelin dhe Nketiahun, nuk ishte e lehtë”.
I pyetur nëse ishte penallti rasti i Halandit, 52-vjeçari ngriti supet dhe tha: “Haland na ndihmon shumë, duke luftuar me Salibën.
Nuk ishte e lehtë. Ne folëm për sjelljen e mbrojtësve të Arsenalit dhe kundër tyre duhet përdorur kontakti me trup. Dhe ai na ndihmoi shumë me topat e gjatë.
Kur një skuadër luan trup më trup dhe lë vetëm portierin duhet ta përdorësh këtë armë me Erlingun.
Titulli? Nëse ata fitojnë ndeshjen që kanë në dorë, janë të parët. Ajo që kanë bërë është e pabesueshme dhe ne jemi ende atje.
Ky kampionat do të vendoset në 8-10 javët e ardhshme.
Kanë ngelur edhe 15.
Ka shumë javë akoma dhe tani vjen Champions-i. Lojtarët do të jenë të lodhur.
Është e rëndësishme që ne të jemi atje, sepse do të ishim 6 pikë pas po të humbnim dhe ndoshta 9 nëse ata do të fitonin ndeshjet e mbetura dhe nuk do të ishte e lehtë.
Por ne luajtëm me shumë personalitet në pjesën e dytë".