Barcelona pret sot në “Camp Nou” Manchester Utd në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.
Ja statistikat e ekipeve dhe përballjeve mes tyre:
Sot do të jetë hera e parë që Barcelona dhe Manchester Utd ndeshen mes tyre në historinë e Ligës së Europës apo edhe qoftë ish-Kupës UEFA.
Në Europë ato janë përballur në 13 raste, me bilancin që sheh katalanasit në avantazh me 6 fitore, përfshirë këtu edhe finalen e Champions-it të vitit 2009, ndërkohë që anglezët numërojnë vetëm 3 fitore (4 sfida në barazim).
Pas daljes nga grupet e Champions-it, Barcelona ka pasur një ritëm të shfrenuar duke ofruar 15 fitore dhe 1 barazim, mes të cilave erdhi edhe suksesi për të ngritur në qiell Superkupën e Spanjës.
Stadiumi “Camp Nou” është një fortesë e frikshme për rivalët anglezë.
Në 35 ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupat e Europës, katalanasit kanë humbur vetëm 2 herë, pasi kanë regjistruar 22 fitore dhe 11 barazime.