Nunez optimist për të ardhmen

Futboll

Nunez optimist për të ardhmen

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:56
Darwin Nunez

Me vetëm 32 pikë në 21 përballjet e deri më tanishme të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Liverpool duket se po kalon një formë vërtet të keqe këtë sezon dhe rrezikon jo pak.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe sulmuesi uruguajan i “të kuqve”, Darwin Nunez.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Nunez u shpreh se pavarësisht formës së keqe që po kalojnë, lojtarët duhet të fokusohen te gjërat pozitive, në mënyrë që të arrijnë rezultate të tilla.

“Liverpool është një klub i madh dhe ne jemi të vetëdijshëm për atë që po kalojmë.

Është një kohë e vështirë, por kam besim se do të ngrihemi përsëri, do të shpengojmë veten dhe do të ngjitemi në tabelë.

Mendoj se do të përgjigjemi sepse shumë njerëz këtu e dinë se çfarë është vërtet Liverpooli dhe çfarë përfaqëson klubi.

Si menaxheri ashtu edhe lojtarët, ne të gjithë e dimë se ky është një klub i madh dhe besoj se po përpiqemi t’i ndryshojmë gjërat dhe të dalim nga kjo situatë e keqe që jemi po kalon tani.

Kur skuadra është jashtë formës, ndikoheni edhe ju si individ, kështu që ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra dhe të fokusohemi në gjërat pozitive dhe ta lëmë të kaluarën pas.

Por kryesorja është që ne jemi një ekip dhe kjo është e gjitha”,- u shpreh sulmuesi uruguajan i Liverpool..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat