Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Tre sfida pritet të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.
Drita – Dukagjini është ndeshja kryesore e kësaj xhiro dhe ky duel gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj e Granit Hyseni.
Dardan Çaka do të gjykoj duelin mes Gjilanit dhe Malishevës, derisa Bardh Ajeti atë të kampionit në fuqi Ballkanit me Drenicën.