Kryetrajneri i Lirisë së Prizrenit, Xhengis Rexhepi, i ka ambiciet e qarta për pjesën e dytë të kampionatit.
Rexhep beson e shpreson se me punë, angazhim dhe lojëra të mira, do të ia dalin që të rikthejë klubin me renome në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ditën e shtunë fillon pjesa pranverore e sezonit, edicion shumë i rëndësishëm për qytetin, klubin dhe gjithë ne. Jemi maksimalisht të përgatitur për një nisje të fuqishme.
Si skuadër jemi futur në një tunel ku kthim prapa nuk ka, stafi, futbollistët e dijmë shumë mirë çka pret qyteti i Prizrenit prej neve, kemi përgjegjësi të madhe që të japim më të mirën e mundshme që qytetarët, shikuesit, tifozët e flaktë, tifo grupi Arpagjik't në sezonin e ardhshëm të kenë kënaqësinë të përkrahin klubin aty ku e ka vendin, në Superligë.
Shpresojmë dhe premtojmë që do të bëjmë çmos që sezonin e ardhshëm të garojmë në Superligën.
Së bashku mundemi e na priftë e mbara FC Liria, Prizren”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij në facebook.
Liria renditet në vend të katërt me 24 pikë apo ka 4 me pak se lideri i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A, Feronikeli 74.