Karim Adeyemi i dhuroi Dortmundit fitoren 1-0 ndaj Chelsea në Champions League.
21-vjeçari gjerman realizoi një gol fantastik dhe ofroi verdhezinjtë me kalimin në çerekfinale.
Adeyemi i magjepsi të gjithë me finalizimin e tij, sidomos shokët e skuadrës.
Emre Can foli pas fitores duke u ndalur edhe te performanca e sulmuesit të kombëtares gjermane.
“Ishte ndeshje e vështirë.
Patëm edhe fatin me vete. Luftuam si në ndeshjet e fundit, dhe ia dolëm të fitonim. Ne jemi me fat që kemi një lojtar si Adeyemi.
Ai është kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Ka raste kur edhe ne habitemi me shpejtësinë e tij" “, deklaroi Emre Can.
Më pas një koment në lidhje me ndeshjen e kthimit dhe shanset për t’u kualifikuar në çerekfinalet e turneut.
“Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë.
Do të futemi në fushë sikur takimi i parë përfundoi 0-0.
Por, ne e kemi të qartë se do vuajmë në Angli!".