Ndeshje e bukur mes Barcelonës dhe Manchester Utd, solli katër gola por jo edhe fituesin e sfidës së parë të ndeshjes së tetës së finales së Europa League në futboll.
Ndeshje me kthesa në rezultate e cila ka përfunduar baras (2:2).
Pjesa e dytë për t’u mbajtur mend, të gjitha golat bien dhe secili më i bukur se tjetri.
Alonso në minutën e 50-të, kaloi në epërsi katalunasit.
Nuk vonoi shumë dhe përmbysje të rezultatit.
Rashford ka shënuar në minutën e 53-të dhe Kounde autogol në atë të 59-tën, për epërsinë 1:2 të Manchester Utd.
Raphinha në minutën e 76-të, e ka shmang humbjen e Barcelonës, duke barazuar rezultatin 2:2.
Barcelonën do të presë ndeshje e vështirë në “Old Trafford”.